+389 2 2531 000
info@eurodairy.com
Euro Dairy
Zgjidh Gjuhen

Bulmeti ndihmon në të ushqyerit me balancë dhe shëndetshëm, gjithashtu përforcon cilësinë e jetës. Është përgjegjësia dhe kënaqësia jonë të shpërndajmë këto produkte të shijshme për konsumatorët e të gjitha moshave. 

Ne jemi një familje e madhe ekspertësh që punojmë për të prodhuar produkte bulmeti të një cilësie të lartë në ambjentet tona, të cilat janë të pajisura me sisteme ndërkombëtare të kontrollot të cilësisë, teknologji të fundit, dhe rrjet efikas të shpërndarjes. Ne e duam dhe e respektojmë biznesin tonë. Ne jemi të përkushtuar ndaj tij. Ne mbështesim dhe ndihmojmë njëri tjetrin, ne besojmë në forcën e shpërndarjes së dijes.

Familja EuroDiary, vazhdimisht avancon ekspertizën, proceset dhe teknologjinë e saj. Ne mezi presim të takojmë kolegë kreativë, novatorë dhe entuziastë që bashkohen në misionin tonë, kanë të njëjtin vizion, ruajnë vlerat tona dhe tregojnë gadishmëri për të marë përsipër përgjegjësi në platforma ndërkombëtare, persona që shijojnë punën në grup dhe të na bashkohen në prodhim, shitje, financë dhe menazhim.

Politika jonë e rekrutimit na udhëzon që të punësojmë individë me potencial të lartë. Na ofron metodat dhe pajisjet e duhura që të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë individët dhe vendosjen e tyre në rolet e duhura. Kandidatët që kontaktojmë nëpërmjet kanaleve të ndryshme bazuar në përshkrimin e punës, përfshihen në procese vlerësimi të krijuara enkas për secilin pozicion. Krahas intervistës standarte, vlerësimi jonë përfshin analiza personaliteti, testime të gjuhës angleze dhe të zotësive të tjera, dhe raste studimi bazuar në nivelin e pozicionit dhe kërkesat. 

Do you want to join us?

You can apply by sending your cover letter and CV to hr@eurodairy.com