+389 2 2531 000
info@eurodairy.com
Euro Dairy
Zgjidh Gjuhen

Objekti ynë, laboratori i brendshëm, magazinat me frigoriferë & me temperaturë dhome, na ofrojnë mundësi të shumta operacionale përfshi këtu prodhimin, paketimin dhe shpërndarjen. 

Sistemet fleksibël të përzierjes dhe përgatitjes në ambientet tona janë të përshtatshme për çdo produkt të fermentuar me ose pa shije.

Ne përdorim sistemin e ultrafiltrimit në prodhimin e Djathit të bardhë.

Produktet tona aseptike të bulmetit përpunohen me sisteme indirekte UHT dhe mbushen nga makineritë e mbushjes aseptike Tetra Pak. Pijet e fermentuara janë të paketuara në Tetra Top dhe gota të para-formuara me sistemet më higjienike.   

Ne u përmbahemi rreptësisht udhëzimeve më të fundit të prodhimit si Certifikatave të Sistemeve të Sigurisë Ushqimore (TSE FSSC 22000 ISO / TS 22002-1) dhe Standardeve Mjedisore (ISO 14000).

Baktofugimi i përfshirë në procesin e pasterizimit siguron reduktimin e baktereve përpara pasterizimit, gjë që na mundëson të punojmë me një temperaturë më të ulët pasterizimi duke ruajtur kështu shijen neutrale të qumështit. 

Të gjithë rezervuarët tanë të qumështit mbahen në sisteme ajrosje tepër cilësore për të parandaluar kontaminimin e ajrit. Kështu, fitojmë jetëgjatësi dhe cilësi më të lartë.